U mbyt në pishinë, prindërit e 4-vjeçares shqiptare: Ishte vajza jonë e vetme, nuk e duam më jetën
Dritare.net
Në një rrëfim për “Titania Live”, televizion grek, ata anë thënë se, vajza e tyre e vetme u mbyt në pishinën e hotelit ku punonte e ëma. Nëna e mori me vete, pasi nuk kishte se kujt t’ia linte në shtëpi, dhe për një moment ajo i është larguar nga sytë, duke bërë që të bjerë në pishinë dhe të humbasë jetën.
U largua pak nga mua. Nuk arrita ta kapja. Nuk e kuptova, shkova ta merrja. Nuk e dua më jetën time”,-shprehet e ëma e 4-vjeçares. Ndërkohë që babai i vogëlushes është shprehur se, vajza është rrëzuar dhe nga pishina e nxori një person tjetër që punonte në hotel, por ishte shumë vonë.
“Engjëlli im, vetëm atë kisha. Zoti ma dha dhe Zoti ma mori, nuk e di se si. Unë jam shqiptar dhe prej 20 vjetësh jetoj këtu, në këtë fshat. Më duan të gjithë grekët këtu dhe nuk ka rëndësi që jam shqiptar. Të gjithë më duan, janë njerëz të mirë këtu në Naxos”,-thotë babai i vogëlushes./K.Ç/dritare.net