U largua nga Shqipëria. Ja si përgjigjet Felaj për Gruevksin!
Dritare.net
Pas një mbledhjeje në Doganën Shqiptare dhe takimit me Policinë Kufitare, Felaj tha se janë evidentuar nevojat që kanë pikat e kalimit kufitar.
“Ka dy tre muaj që kemi një agjendë në pikat e kalimit kufitar. Qëllimi është i qartë ne duam që të shohim puna dhe nevojat e policisë kufitare dhe doganës me qëllim që këto të adresohen siç duhet tek institucioni qendror. Besoj se ia kemi arritur këtij qëllimi sepse ne këto takime i kemi nisur para se të miratonim buxhetin e 2019.
Kemi dërguar raporte të hollësishme qoftë ministrit të brendshëm por edhe kabinetit të kryeministrit me qëllimin që në momentin që po bëhej buxheti i 2019 të akomodoheshin të gjitha nevojat që kanë pikat e kalimit kufitar. Situata është përmirësuar në pikat e kalimit kufitar por sërish trendi i ri sjelle nevoja të tjera. Ne kemi në dorë që të vëmë në lëvizje ekzekutivin dhe të përmirësojmë ligjin dhe këtë mund ta bëjmë përmes kësaj puna që kemi ndërmarrë. Pika e kalimit kufitar në Hanin e Hotit është e re por edhe ndër më të mëdhatë sepse kalojnë brenda një viti 2 milion njerëz duke shtuar edhe mjetet e importit dhe eksportit apo mjetet tranzit. Natyrshëm që ka nevojë për kapacitete njerëzore apo logjistikë siç është një skaner për të plotësuar kontrollin e mjeteve”, u shpreh ajo.
Skaneri duhet sepse më pas kontrolli është 99% i saktë dhe tashmë ka ardhur koha për ta patur sepse është ndryshe kontrolli me dorë dhe ndryshe me pajisje të teknologjisë së lartë.-tha Felaj
Lidhur me çështjen e largimit të Gruevskit nga Shqipëria Felaj ka thënë se: “Këtë përgjigje nuk mund ta jap si kryetare e Komisionit të Sigurisë. Më përpara kam qenë prokurore dhe për këtë përgjigje mund të japin vetëm organet e hetimit.
Si ka ndodhur kalimi, nga ka hyrë apo nëse ishte apo jo në kërkim në momentin kur ka kaluar përmes Shqipërisë? Nuk është një çështje objekt i deputetëve të Komisionit të Sigurisë. Nga sa kemi parë në media çështja po hetohet.”-shprehet Felaj./A.C/dritare.net