"U ka mbetur ora në '97"/ Veliaj: Opozita u largua se s'kishte shanse të fitonte!
Dritare.net
“Pse e kam këtë bluzën me numrin 2? Sepse po kandidojmë për një mandat të dytë për PS-në, për të vazhduar transformimin e Tiranës, dhe se janë dy kandidatë në Tiranë. Nuk është se është pa garë. Dua ta përshëndes kandidatin tjetër. Quhet Arben Skënderi, është i partisë Bindja Demokratike. Kam komunikuar me të, i kam uruar një fushatë të mbarë, një fushatë qytetare. Ne në dallim nga partia prej së cilës ata u shkëputën, ne nuk i gjuajmë me vezë, as me gurë, as me molotov, as me bojë në ditën e verës me fëmijë rrethuar, kundërshtarëve tanë. Së pari, sepse nuk i konsiderojmë armiq, ne i konsiderojmë njerëz që kanë një bindje tjetër dhe ofrojnë një alternativë tjetër. Unë besoj që bashkë me Arbenin, ai numri 1 në fletën e votimit dhe unë numri 2, do kemi një fushatë civile, do kemi mundësinë t'u themi njerëzve si i shohim ne këto punë dhe në fakt do të kemi një mundësi të tregojmë se ku dallojmë ne që garojmë në mënyrë qytetare nga ata që u larguan nga gara, jo për arsye të tjera, por sepse nuk kishin shans të fitonin kurrë në Tiranën që qeveriset nga socialistët dhe transformohet çdo ditë.
Si mund të jetë një rob kryetar bashkie dhe të mos punojë Sahati, është tre metra nga zyra, tre metra nga dritarja? Vjen një delegacion, hap dritaren, nuk punon sahati, kalon gjithë Tiranën, s’punon sahati. Pyetja që kam unë është, kur nuk bëtë dot kaq, çfarë mund të bësh për dikë në Sauk, çfarë mund të bësh për dikë te Depo e Ujit? Dhe kur mendon një gjë të tillë, ti thua po patjetër, dhe gjërat e vogla kanë rëndësi. Nuk është puna tek aftësia për ta rregulluar Sahatin, por është puna si nuk ta pret mendja. Do të thotë kur robi nuk ftillohet të mbajë shtëpinë e vet, dhe të rregullojë shtëpinë e vet, çfarë mund të bëjë për Tiranën. Ndaj edhe unë jam sot shumë krenar, se jo vetëm Tirana rregulloi orën dhe kapi orën, por sot nuk po ndalet që të kapë edhe kohën e humbur ato katër vitet e gjumit. Po edhe pse kanë kaluar katër vite ka akoma njerëz që u ka ngecur ora. I keni vënë re që thonë në 30 qershor do ta bëjmë si ‘’97-ën, çfarë tregon kjo? Që i ka ngecur ora në ‘97-ën, nuk kanë arritur dot mendërisht ta kalojnë atë fazë. Mendojnë që sot në vitin 2019 ka akoma shqiptarë që janë ende gati të futen në depon e armëve dhe të japin jetën për partinë e tyre. A e mendoni diçka të tillë. Ju ka ngecur ora. Fati i madh është që populli i djathtë dhe i majtë ka acancuar më shumë se këto parti. Dhe i ka iku ora drejt perëndimit, më shumë se këtyre partive. Ju e dini që ne kemi dy vjet që në Tiranë jemi mbi 70% dhe ata kanë 0 shanse që të fitojnë në Tiranë, jo një dy parti, por të gjithë partitë e pemthymve të bëhen bashkë, ata s’kanë asnjë shans të fitojnë në Tiranë.",- tha Veliaj./K.C/dritare.net