U hodhën nga shtëpia / Rama takon dy fëmijët nga Thumana që shpëtuan nga tërmeti, me Ronaldon dhe Bufon
E Premte 6 Dhjetor 2019, 20:08
Dritare.net
Dy vogëlushët, ishin takuar më herët me kryeministrin Edi Rama, ndërsa kishin thënë se e duan Kristiano Ronaldon dhe Bufon.
Kryeministri Rama, ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.
"Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime", thotë kreu i qeverisë.
Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.
Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur, vijon më tej Rama./ I.M-Dritare.net