U akuzua për përdhunim, Neymar përfundon në polici

Ylli i futbollit brazilian, Neymar ka përfunduar në stacion policor, në Rio de Janeiro për të dëshmuar në lidhje me akuzat e përdhunimit. Neymar mohon çdo akuzë për përdhunimin e Najila Trindade, në një hotel në Paris më 15 maj dhe falënderoi fansat e tij jashtë stacionit policor për mbështetjen.

Trindade paraqiti denoncimin të premten e kaluar, e tha në një televizion se, kërkon drejtësi, informon dritare.net

LEXO DHE :  Kursi i këmbimit valutor, 18 nëntor 2019

MasterCard ka pezulluar një fushatë reklamuese me Neymar. Kompania e kartës së kreditit tha se do të ndalonte përdorimin e imazheve të yllit, derisa situata të zgjidhet.

Prodhuesi i veshjeve sportive ‘Nike Inc’ tha më parë se ishte shumë i shqetësuar për akuzat e ngritur ndaj Neymar./K.C/dritare.net

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.