"Ne kemi marrë vendim që të ndalojmë të gjitha reklamat politike në Twitter, globalisht. Ne besojmë se shpërndarja e mesazheve politike duhet të fitohet, jo të blihet", tha "Tëiter" në një reagim.
“Ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit tregtar, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën”- tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Jack Dorsey.
Në lidhje me këtë lajm, kanë reaguar edhe kampet politike në Shtetet e Bashkuara.
Menaxheri i fushatës së presidentit Donald Trump, tha se ndalimi ishte “një përpjekje tjetër nga e majta për të heshtur Trump dhe konservatorët”.
Nga ana tjetër, Bill Russo, zëdhënës i fushatës së kandidatit demokrat Joe Biden, tha: “Kur u përballëm me një zgjedhje midis dollarëve të reklamave dhe integritetit të demokracisë sonë, është inkurajuese që të paktën një herë, të ardhurat nuk fituan.”
Duke reaguar për lëvizjen, themeluesi i “Facebook”-ut Mark Zuckerberg mbrojti politikën e kompanisë së tij.
“Në një demokraci, nuk mendoj se është e drejtë për kompanitë private të censurojnë politikanët ose lajmet”– tha ai./ I.M-Dritare.net