Turqi/ Këtë të dielë mbahen zgjedhjet lokale, Erdogani në vështirësi
Dritare.net
Elektorati turk voton sot për 'kryetarët e bashkive metropolitane', 'Kryetarin e Bashkisë', 'anëtar të Këshillit Bashkiak' dhe 'Kryepleq dhe Këshillin e Kryepleqve'.
Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), në votime do të marrin pjesë 12 parti politike.
Sondazhet e deri tanishme paraqesin një sfidë të madhe për presidentin Erdogan dhe partinë e tij (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), për shkak të inflacionit të lartë dhe papunësisë në rritje të shkaktuar nga një krizë e madhe valutore vitin e kaluar. Koalicioni i i tij e ka përqendruar retorikën zgjedhore në kërcënimet nga jashtë që has Turqia dhe në nacionalizëm.
Ndërsa opozita, (me në krye CHP) e ka fokusuar fushatën në problemet ekonomike dhe domosdoshmëritë për zgjidhjen e tyre, duke sulmuar politikat e Erdoganit./D.B/Dritare.net