Turqi, adoleshenti kryen masakër mbi policët, tre të vdekur
E Hënë 11 Korrik 2016, 17:05
Dritare.net
Mbrëmë vonë, gjatë kohës kur policia turke po kontrollonte disa udhëtarëve në një autobus në Sanliurfa, adoleshenti, i cili po udhëtonte me familjen e tij, refuzoi të tregonte dokumentet e identitetit dhe hapi zjarr në drejtim të policisë.
Pasi në autobus vrau tre policë, sulmuesi u përpoq që të arratisej dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes plagosi edhe tre policë të tjerë.
Sulmuesi më vonë u vra gjatë operacionit të policisë speciale.
Guvernatori i provincës Sanliurfa Gungor Azim Tuna tha se sulmi ishte kryer nga një adoleshent 17-vjeçar. Sipas nënës dhe motrës së tij me të cilët po udhëtonte, ai kishte probleme psikologjike.