Turizmi/ Isa Sakja: Të hapët një rrethrrotullim në Golem! Klosi: Problem me inertet

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka evidentuar si një problematikë të madhe, praninë e inerteve. Ndërkohë, kryebashkiaku i Kavajës, kërkoi ndërtimin e një rreth rrotullimi në Golem për t’u ardhur në ndihmë bizneseve dhe turistëve.

Klosi: Në qoftë se është zhvilluar Durrësi dhe Kavaja është se kanë afër Tiranën dhe aeroportin. Në qoftë se është zhvilluar Shëngjini dhe Velipoja është afërsia me Kosovë. Në qoftë se është zhvilluar Saranda është për lidhjen me Korfuzin.

Investimet që ka marrë Kavaja kur Vlora nuk merrte gjë janë shumë të mëdha. Lungomare e ka dyfishuar vlerën e çdo pasurie.

Isa Sakja: Kam kërkuar të hapin një rrethrrotullim në Golem. Në qoftë se nuk e bëjnë ata të na japin leje e bëjmë ne, nuk kushton më shumë se 30 mln lekë të reja.

Kasa: Ka një problem të madh rruga dytësore Kavajë-Durrës, paralel me autostradën. Ne përmendëm Prestige Resort dhe hotele të tjera që janë jashtëzakonisht me cilësi. Pjesa e resortit apo hotelit dhe pjesa nga krahu i plazhit jemi plotësisht në rregull por dalim në krahun tjetër, ambienti i pakuruar. Ka inerte, ka mbeturina. Ndërtimet duhen ndaluar gjatë sezonit.

LEXO DHE :  Ja pjata e preferuar e secilës shenje astrologjike

Sakja: Ka një urdhër të kryetarit të bashkisë së Kavajës që nga 15 maji deri në 15 shtatori ndalohen punimet.

Klosi: Këtu jemi shumë dakord me Rrahmanin për sa i përket çik më shumë se mbetjet urbane. Ka probleme shumë të mëdha me inertet, me mënyrën si funksionon ndërtimi.

Kasa: Tek rreth rrotullimi i Golemit, ndërton njëri dy pallate. Ka materiale ndërtimi, inerte. Sa vështirë e ka ai ta mbyllë me një rrjetë, a me një banderolë, apo një panoramë të bukur që mund ta printojë./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.