Sulmoi turistët/Kokëdhima në gjykatë: Nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur

Në gjykatën e Vlorës u zhvillua sot seanca për shtetasin Mihal Kokëdhima, i cili sulmoi para disa ditësh një grup me turistë spanjollë, pasi ishin larguar nga restoranti i tij, për shkak të pakënaqësisë. Mirëpo, në sallë, ai ka deklaruar se nuk i ka prekur me dorë turistët dhe për të kundërtën nuk ka fakte. Më tej i shtoi se nuk e ka thyer xhamin e mjetit për t’i dëmtuar ata, por për t’u mbajtur.

“Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin, dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”– ka thënë Kokëdhima. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar masë sigurie më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore deri në 3 mijë euro./L.F-dritare.net

LEXO DHE :  TAP dhuron njësi të lëvizshme banimi për të prekurit nga tërmeti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.