Tubimi i 2 marsit, Ben Andoni: Vendit i duhet paqe sociale
Dritare.net
Andoni: Për mendimin tim Meta po paraqit stadin e ri të tij. Ai ka kohë që e ka paralajmëruar. Më e mundshmja është, jo të them shpërndarja e parlamentit, por do ta paraqisi në skemën e një akti sublim. Është një kumt për stadin ku ka arritur Shqipëria. Më vjen keq që jemi akoma në një shtet me guvernant, si Bosnje-Hercegovina. Pas vizitës së ambasadores duket se notat janë ulur. Zyra e presidencës në këto muaj duket se ka vepruar si zyrë që nuk respekton protokollin e një presidentin. Meta dhe Rama janë të dy shkaktarë të kësaj gjendje. Vendit i duhet një paqe sociale. Meta ka pasur një model, ka pasur modelin e Presidentit më të mirë shqiptar, atë të Alfred Mojsiut. Zoti Mojsiu tregoi gjatë mandatit të tij se arriti të dilte mbi palët./I.M-dritare.net