Tsipras: Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës, obligim patriotik
E Diel 20 Janar 2019, 21:09
Dritare.net
Sot në një intervistë për gazetën greke “Avgi” Tsipras akuzoi kryetarin e partisë më të madhe opozitare “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis, se po mashtron me opinionin dhe se po bën flirt me të djathtën ekstreme dhe politikës së urrejtjes për shkak të përfitimeve gjatë zgjedhjeve kuvendare.
Ai tha se në secilën shoqëri demokratike qytetarët kanë të drejtë për protesta paqësore.
“Besoj se obligim për secilin është që t’i izolojë grupet ekstreme që përpiqen të manipulojnë me atë protestë dhe ta heqin parullën e urrejtjes. Mjaft kishim urrejtje qytetare në histori në këtë vit. Ksenofobët duhet hiqen me argumente dhe dialog”, u shpreh Tsipras./A.C/dritare.net