Trump: Unë jam i mençur, s’kam nevojë të informohem çdo ditë nga inteligjenca
Dritare.net
Presidenti i sapo zgjedhur, Donald Trump, në një intervistë që u transmetua të djelën, ka thënë se nuk ka nevojë të informohet nga inteligjenca amerikane çdo ditë në tetë vitet e ardhshme, për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme. Trump ka thëne se do të informohet kur ta shohë të nevojshme.
“Informohem kur të kem nevojë,” ka thënë 70-vjeçari në një intervistë me Chris Wallace në Fox News Sunday.
Trump ka thënë se nuk e sheh të nevojshme të informohet për të njëjtën gjë çdo ditë.
“Unë jam person i mençur. Nuk ka pse të më thuhet e njëjta gjë me të njëjtat fjalë çdo ditë për tetë vitet e ardhshme,” ka thënë ai.
“Së pari, të gjithë këta që po më informojnë janë njerëz të mirë. Dhe u them, nëse diçka ndryshon nga ky moment, atëherë më thirrni menjëherë. Jam në dispozicion sapo diçka ndryshe të ndodhë,” ka thënë ai.
Trump u është përgjigjur edhe akuzave në lidhje me raportin e botuar në Washington Post, ku thuhej se Rusia e ndihmoi që shkonte në Shtëpinë e Bardhë.
"Kjo është qesharake. Unë nuk e besoj atë raport dhe mendoj se është justifikam", u shpreh Trump./ dritare.net