Trump shpall emergjencë kombëtare, mbi kërcënimet teknologjike
Dritare.net
Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv, i cili në mënyrë të barabartë, i pengon kompanitë amerikane që të përdorin telekomunikacione të huaja, që besohet se paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare. Porosia nuk cilëson asnjë kompani, por mendohet se bëhet fjalë për kompaninë kineze Huawei.
Gjiganti kinez i teknologjisë tha se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte konsumatorët dhe kompanitë amerikane.
Disa vende, të udhëhequr nga SHBA, kanë ngritur shqetësime muajt e fundit se pajisjet e Huaweit mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.
Kjo lëvizje ka të ngjarë të përkeqësojë tensionet mes SHBA dhe Kinës, të cilat u përshkallëzuan një javë më parë me dyfishimin e tarifave.
Huawei ka qenë në epiqendrën e luftës së pushtetit të SHBA-Kinës, që ka dominuar politikën globale gjatë vitit të kaluar./E.B-dritare.net