Trump parashtron tri kushtet për paqe, por...
Dritare.net
Mesa duket duke pasur frikë një reprezalje amerikane për raketat e hedhura gjatë natës, Irani ka nxituar ta presë me deklarata paqeje zgjimin nga gjumi te Trump.
Reagimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë ka qenë po aq paqësues, duke lënë të nënkuptonte se për momentin nuk do të kishte një përshkallëzim ushtarak, por gjithmonë nëse Irani ndryshonte vijë sjelljeje. Dhe këtë ai e mbështet te 55.000 trupat që ndodhen në vendet që lagen nga Gjiri Persik dhe së shpejti do të bëhen 80.000, si dhe dispozitivit ushtarak, i cili është i mjaftueshëm për një reprezalje.
Ja çfarë deklaron Trump në vijimësi!
Së pari do të ashpërsojmë sanksionet ekonomike.
Së dyti, përfshirjen e fuqive të tjera botërore, veçanërisht katër prej tyre të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin, respektivisht Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina, të cilët duhet të pranojnë që e sapo grisura ishte shumë e keqe dhe duhet të rinegociohet.
Dhe së treti, një dialog të drejtpërdrejtë me liderët iranianë.
SHBA-ja është vendi më i fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht në botë, tha Trump, por kjo nuk do të thotë që ne duam të përdorim këtë forcë. Nëse Irani ndërron vijë sjelljeje, jemi krahëhapur të bashkëpunojmë.
Frenimi i Iranit, ndaloi përshkallëzimin e konfliktit, dhe kjo është një gjë e mirë për gjithë botën, e mbylli deklaratën e tij presidenti amerikan.
Ajo që kuptohet nga të dy palët është që përplasja e armatosur për momentin është e bllokuar. Por kjo do të varet nga sjellja e Iranit ndaj problemit bërthamor. Sa i gatshëm do të jetë ai që të heqë dorë nga programi. Por për këtë duhet ditur edhe se cila është steka që ka vendosur Trump? Do vetëm frenimin e pasurimit të uraniumit apo heqjen dorë totalisht dhe asgjësimin e centrifugave të pasurimit. Kjo mbetet të shikohet./dritare.net