Trump njofton tarifat për mallrat e Meksikës
E Premte 31 Maj 2019, 08:08
Dritare.net
Përmes një statusi në Twitter, Trump tha se nga 10 qershori do të vendoset tarifë prej 5%. Sipas tij kjo tarifë do të rritet ngadalë, derisa problemi me imigracionin e paligjshëm të zgjidhet, informon dritare.net
Presidenti Trump ka shpallur dhe emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është një krizë në kufirin jugor të SHBA.
Diplomati i lartë i Meksikës për Amerikën e Veriut, tha se tarifa e vënë ishte katastrofike.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe gjatë gjithë kohës në detyrë, Trump ka kërkuar fonde për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë./E.B-dritare.net