Trump në Londër, i hap luftë kryebashkiakut Sadiq Khan: Është një dështak
Dritare.net
Sapo ka mbërritur Trump, në një sërë postimesh në Twitter, ka kritkuar dhe sulmuar ashpër kryebashkiakun e kryeqytetit angez Sadiq Khan.
Këto akuza të Trump, vijnë pasi kryebashkiaku i Londrës, në një editorial të botuar në një gazetë londineze shkruante se Trump, nuk e meritonte një pritje me qilim të kuq në Britani të Madhe sepse paraqet një tregues të rritjes së kërcënimit me të cilin po përballet bota.
“Ai është një dështak i cili është i ftohtë si guri dhe duhet të përqendrohet në luftën kundër krimit në Londër, jo ndaj mua”, shkruan në njërin nga postimet e tij Presidenti Trump.
Presidenti amerikan gjithashtu tha se Khan ia përkujton kryebashkiakun e New Yorkut, Bill de Blasio, i cili është gjithashtu një krikues i zëshëm i politikave të Trumpit./ I.M-Dritare.net