Trump lëshon deklaratën e fortë: Unë e di kush është përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit, jo Iraku!
Dritare.net
“Nuk ishte Iraku. Ishte dikush tjetër. Mendoj se e di kush ishin ata dhe këtë mund ta dini edhe ju”, tha presidenti Trump.
Kujtojmë se sulmet e 11 shtatorit u përdorën si arsyetim në 2003 nga SHBA, për të pushtuar Irakun.
Rreth 3000 njerëz dhe rreth 19 terroristë vdiqën në 11 shtator, ndërsa agresorët shumica prej të cilëve me shtetësi saudite, morën nën kontroll katër aeroplanë më 11 shtator të vitit 2001. Dy aeroplanë u përplasën në Kullat Binjake në Nju Jork, një në Pentagon, ndërsa një aeroplan tjetër nuk u përplas.
Trump shtoi se ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Lindje të Mesme, ishte vendimi më i keq që është marrë në histori të këtij shteti.
“Vendimi për të shkuar në Lindje të Mesme ishte i tmerrshëm. I kemi shpenzuar gati 8 bilionë dollarë. Kur duam të ndërtojmë rrugë, autostrada, shkolla ose dicka tjetër, të gjithë po grinden për të holla. Është qesharake. Ai ishte vendim i keq”, tha presidenti amerikan./ I.M-Dritare.net