Trump kryen testin e shëndetit mendor, ja përgjigja e tij!
E Mërkurë 17 Janar 2018, 16:04
Dritare.net
“Jashtëzakonisht mirë” është përgjigja e testit të harresës, kanë deklaruar doktorët e Trump.
Doktori Ronny Jackson ka deklaruar se Presidenti ka fituar shumë pikë, në një testim të dizajnuar për të kuptuar shenjat e para të humbjes së kujtesës.
Ndonëse 71-vjeçari Trump, është me mbipeshë, duhet të ketë një regjim në ushqim dhe të ushtrojë më shumë “në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”, ka thënë Jackon.
“Është gjenetike. Ai ka gjene jashtëzakonisht të mira dhe kjo është mënyra si Zoti e ka krijuar atë”,u shpreh më tej Jackson./ I.M-Dritare.net