Trump: Huawei të marrë pjesë në marrëveshjen tregtare, pavarësisht rrezikut që paraqet
E Premte 24 Maj 2019, 08:08
Dritare.net
Lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës është përshkallëzuar shumë javët e fundit, me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për veprime të mëtejshme.
Uashingtoni ka piketuar Huawein, duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare. SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik për sigurinë kombëtare, ndërsa Pekini akuzon SHBA për “ngacmimin”, ndaj kompanisë, informon dritare.net
“Huawei është një kompani e shumë e rrezikshme. Ju e keni parë çfarë kanë bërë ata nga pikëpamja e sigurisë. Një pikëpamje ushtarake, shumë e rrezikshme”, u tha më herët Trump gazetarëve./E.B-dritare.net