Trump fillon betejën, del nga pakti i tregtisë, shkurton fondet për abortin
E Martë 24 Janar 2017, 10:10
Dritare.net
“Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan”, tha Trump. Ai gjithashtu shkurtoi fondet për grupet ndërkombëtare që ofrojnë aborte dhe ngriu punësimin e disa punëtorëve federalë. Partneriteti TransPaqësor është një marrëveshje e tregtisë që mbulon 40 përqind të ekonomisë botërore. Ajo është negociuar në vitin 2015 nga vende si SHBA, Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksika.
Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se kjo marrëveshje është një “katastrofë e mundshme” për SHBAnë dhe se dëmton prodhimin amerikan./ REL