Trump e pranon: Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje
E Mërkurë 18 Korrik 2018, 08:08
Dritare.net
Trump-i pas samitit u shpreh se, kishte gabuar të hënën dhe tani thotë se, Rusia nuk kishte asnjë arsye pse MOS ndërhynte në zgjedhjet e 2016-s, informon dritare.net
Pas takimit me Putinin dhe deklaratën e tij, Trump-i u përball me një breshëri kritikash.
Ndërkohë edhe aleatët e tij kishin kërkuar nga Trump-i që ai të sqaronte idetë dhe qëndrimin e tij.
Në fjalimet e tij të fundit, ai shtoi se ai kishte "besim dhe mbështetje të plotë" te agjencitë e inteligjencës amerikane./K.C/dritare.net