Trump e Macron bojkotojnë samitin e Davosit
E Shtunë 12 Janar 2019, 09:09
Dritare.net
Ky samit do të mbledhë 150 biznesmenë francezë dhe të huaj, për një edicion të ri të samitit “Zgjidhni Francën” mbi fuqinë tërheqëse franceze, njoftoi Elysee.
“Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në takim për shkak të një axhende të zënë”, thekson pallati presidencial.
‘’Me pjesëmarrjen e 150 biznesmenëve në Versajë, vullneti ynë është të nxjerrim në pah mundësitë në vend duke bërë të njohur rajonet e ndryshme dhe njohuritë rreth tyre. Në takim do të jenë gjithashtu të pranishëm edhe kompani franceze të dimensioneve të ndryshme, që përfaqësojnë strukturën ekonomike në rajon”, përfundon Elysee./ I.M-Dritare.net