Tronditi botën, çfarë ndodhi në Srebrenicë 24 vite më parë?
Dritare.net
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, dhe ekzekutuan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në ditët që pasuan.
Këto vrasje ishin të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur gjurmët. Ndërsa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende sot e asaj dite.
Lufta në Bosnje kishte shpërthyer në prill 1992. Ushtria e serbëve të Bosnjës përparoi deri në lindje. Srebrenica, një qytet me 36 mijë banorë, ku myslimanët përbënin 75 për qind të popullsisë, u mor nën kontrollin e trupave serbe por myslimanët e rimorën kontrollin e tij pas disa javësh.
Presidenti atëhershëm Serbo-boshnjak, Radovan Karadzic urdhëroi që Srebrenica dhe Zepa të izoloheshin krejtësisht dhe që autokolonat e ndihmave të mos dërgoheshin më atje.
Më 9 korrik 1995, Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit hollandezë duke marrë 30 prej tyre peng.
Me 10 korrik serbët bombarduar Srebrenicën, ndërsa forcat hollandeze, kërcënuar që nëse nuk tërhiqeshin deri të nesërmen, trupat e NATOS do të fillonin ofensivën ushtarake ajrore.
Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka quajtur vrasjet në Srebrenicë si gjenocid./I.M- dritare.net