Tritoli në fasonerinë e egjiptianit, policia jep informacion zyrtar
E Martë 4 Qershor 2019, 10:10
Dritare.net
Sipas policisë një sasi tritoli është vendosur në kompresorin që ishte vendosur në ambientet e jashtme të fasonerisë, i cili ka shpërthyer rreth orës 00:45.
Informacioni i policisë
Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambienteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.