Tritan Shehu: Kohërat e gjyqeve të komunizmit, po trokasin përsëri

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se kohërat e gjyqeve të komunizmit, po trokasin sërish.

Ai tha se presidenti Meta do të dënohet edhe për “agjitacion politik” dhe për letrën që i dërgoi Kuvendit ku përdori shprehje ironike.

Meta do te dënohet edhe për “agjitacion e propagande”!

Tragjedi apo komedi kjo?

Te dyja se bashku u luajtën sot ne Komisionin e Ligjeve te atij cfare mund te quhet “Parlament”, njelloj si ne proceset e dikurshme apo gjyqet ne Byrone Politike.

Meta kerkohet te denohet edhe sepse ne letren qe i dergoi Kuvendit perdor shprehje “ironike e fyese” ndaj tij, u tha nga “prokuroret” aty!

Ju kujtohet dikur, kur arrestonin ndonje “fajtor” per akuza te ndryshme, ne fund i fusnin edhe nje tjeter, “agjitacion e propagande”, sipas Nenit 55 me nja 5 vite shtese brenda?!

Keshtu po ndodh edhe sot, kur po kerkohet te ringjallet Neni 55, megjithese per momentin i pa shkruar ne Kod.

Koherat e gjyqeve te komunizmit, qofte edhe ne Byrone Politike po na trokasin perseri ne dere, edhe Neni 55 i gatshem per tu shkruar, ne fakt si mentalitet e metodike kane ardhur, i pame edhe sot.”, shkruan Shehu./E.B/dritare.net

LEXO DHE :  Rama porosi drejtuesve të qarqeve: Nuk duhet lëvizur asnjë grua apo vajzë  nga bashkitë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.