Tragjedi në Elbasan/ 4 viktima, 2 të plagosur
E Hënë 23 Shtator 2019, 15:03
Dritare.net
Tre automjete janë përplasur pasditen e e sotme në Paper të Elbasanit. Shpejtësia tej normave të lejuara favorizuar nga moti i keq i ka marrë jetën 4 personave. Njoftimi i policisë:
"Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.
Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit"./L.F-dritare.net