Tregun e rrobave të përdorura në Shkozë, e gjeni edhe në Facebook
Dritare.net
Në këtë treg gjen produkte nga më të ndryshmet. Rroba, këpucë, çanta, dhe aksesorë nga më të ndryshmet dhe janë superlirë.
Megjithëse ka pak kohë që është hapur, tregu ka marrë superfamë dhe qindra blerës, për të mos thënë mijëra shkojnë çdo ditë aty.
Për ju që keni kureshtje për rrobat e përdoruara që shiten këtu, mund të kontrolloni fillimisht te faqja zyrtare në Facebook "Tregu i rrobave Shkozë", ose në Instagram "Tregu Shkozë".
Për të shkuar te tregu ju duhet të merrni autobusin 'Uzina Autotraktori' dhe të zbrisni te stacioni i Banesave Sociale. Autobusin mund ta merrni te stacioni pranë "Dollarit" ose tek "Rruga e Elbasanit". Tregu hapet në orën 09:00 dhe mbyllet në orën 16:00.
Ende nuk keni shkuar? Po ç'prisni moj vajza, unë për vete i mbusha qeset me fustane verore dhe nuk prisha shumë lekë!/K.C/dritare.net