Tre dekada nga rënia e Murit të Berlinit/Kryemadhi: Shqipëria ka mbetur në vend, asnjë hap para
Dritare.net
“Ishin vetë të rinjtë, qytetarët, intelektualët, disidentët e kombeve, që sollën ndryshimin. Ashtu siç deklaroi ish presidenti amerikan, George H. Ë. Bush, në Berlin me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike: “Ngjarjet historike, për të cilat jemi mbledhur t’i shënojmë këtu, nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por ato ishin mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti”. Sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad. Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Sot Shqipëria i “përmbush” të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Ndaj si opozitë e bashkuar, por edhe si qytetarë të këtij vendi, na lind si detyrë parësore garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vetëm përmes tyre, ne do të garantojmë ndryshimin e këtij sistemi të demokracisë false”, shkruan Kryemadhi./L.F-dritare.net