Tre bashkitë e PD nisin zyrtarisht bllokimin e zgjedhjeve!
E Premte 14 Qershor 2019, 14:02
Dritare.net
Kështu, kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, ai i Kavajës Isa Sakja dhe ai i Matit Nezir Rizvani i kanë dërguar një letër KQZ me anë të së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i ambienteve të KZAZ-ve përkatëse në këto dy bashki.
Në kërkesa thuhet se në zbatim të dekretit të Presidentit, kërkohet lirimi i hapësirave të KZAZ-ve.
“Gjithashtu kërkojmë heqjen e listave të përditësuara të zgjedhjeve të publikuar dhe afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe para universitare me administrim dhe pronësi të bashkisë së Kukësit”,thuhet në kërkesën e Shehut drejtuar KQZ-së./ I.M-Dritare.net