Sezoni 2017 do të hapë një kapitull të ri në botën e Formula 1 me makina më ekstreme dhe të shpejta. FIA do të aplikojë rregulla të reja për të ndryshuar situatën pasi sporti më spektakolar i makinave kishte nevojë për një ndërhyrje urgjente. Vendimet u morën gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në Gjenevë, ku u vendosën disa rregulla të reja. Rregulli i testeve zyrtare do të aplikohet që këtë sezon pasi të gjitha makinat do të zbresin në pistë për të garuar në tre sesione të ndara me eliminim direkt. Në fund do të jenë vetëm dy pilotë që do të duelojnë për pole position. Me rregullin e ri, njëvendëshet do të jenë rreth 3 sekonda më të shpejta nga makinat aktuale. Në këtë mënyrë, projektet e reja do të paraqesin makina me përmasa të reja, ndërsa gomat Pirelli do të jenë më të gjera. Ndërkohë, vendimi për të rritur fluksin e karburantit në 105 kg në orë është shtyrë për në muajin Mars. Një tjetër pikë që do të diskutohet është edhe mbrojtësja e kokës së pilotit. Mercedes dhe Red Bull kanë dhënë dy zgjidhje për ta përmirësuar sa më shumë makinën në këtë aspekt. Gjithsesi këto sugjerimepriten të votohen dhe të hyjnë në fuqi.