Tragjedi në Mesdhe/ 117 emigratë zhduken pas mbytjes së anijes
E Shtunë 19 Janar 2019, 14:02
Dritare.net
Një gomone me 120 persona në bord, mësohet se është mbytur të premten në mbrëmje.
Autoritetet libiane kishin njoftuar autoritetet italiane, por Rojet Bregdetare italiane kishin thënë se kjo ishte në autoritetin e tyre.
Asnjë nga autoritetet nuk ka ndërhyrë çka ka sjellë edhe tragjedinë.
Një helikopter i Marinës Detare italiane ka shpëtuar vetëm 3 persona, ndërsa për anijen për të cilën flitet nuk ka ende asnjë gjurmë./ I.M-Dritare.net