Lulzim Basha është thirrur në prokurori ditën e enjte për t'u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e 'Toyota Yaris’. Kreu demokrat do të pyetet në prani të disa prokurorëve belgë. Në mars të 2018 në portin e Durrësit janë sekuestruar 3.4 milionë euro në një makinë Toyota Yaris. Basha ka akuzuar Taulant Ballën në lidhje me këtë çështje, ndaj për këtë arsye ky i fundit e ka akuzuar atë për shpifje. Në lidhje me këtë ngjarje po kryhen hetime edhe në Belgjikë, ku pala belge ka kërkuar pak kohë më parë dëshminë e kreut të opozitës LulzimBasha
. /L.F-dritare.net