[row][third_paragraph]
Për pandispanjën nevojiten:
5 vezë të mesme
250 g miell e tipit 00
200g sheqer kokërr
Një pako maja për ëmbëlsira
Një lugë gjelle lëng limoni [/third_paragraph][third_paragraph]
Për mbushjen:
600 g krem pastiçerie
200 g pana ëmbëlsire
6 feta ananas të konservuar [/third_paragraph][third_paragraph]
Për shurupin:
100 ml limoncel
100 ml ujë
Sheqer sipas dëshirës [/third_paragraph][/row]
Përgatisni bazën e pandispanjës duke rrahur vezët me sheqerin. Ndërkohë bashkoni në një enë miellin me majanë. Hidheni gradualisht miellin brenda enës ku keni rrahur vezët me sheqerin derisa të keni një masë homogjene.
Hidheni masën në një tepsi të rrumbullakët me diametër 22 centimetra të lyer përpara me pak gjalpë dhe miell dhe piqeni për rreth 35 minuta në 180 gradë. Lëreni të ftohet. Më pas priteni pjesën e sipërme të pandispanjës,
me trashësi rreth 3 centimetra. Hiqeni me duar pjesën e brendshme të pjesës tjetër të pandispanjës dhe lëreni mënjanë. Kujdes të mos hiqni shumë në pjesën e poshtme të pandispanjës që të mos prishet forma. Bashkoni kremin e pastiçerisë me panën e rrahur dhe përziejini butësisht me një lugë druri.
Ndajeni kremin në dy gjysma. Gjysmës së parë shtojini copat e ananasit. Ndërkohë, përgatisni shurupin dhe spërkateni pjesën e brendshme të pandispanjës, por jo shumë. Mbusheni atë me kremin e përgatitur me copat e ananasit.
Vendosni sipër pjesën e mbetur të pandispanjës dhe visheni të gjithë tortën me gjysmën e dytë të kremit të përgatitur. Në fund, hidhni sipër kremit dhe mbulojeni gjithë tortën me pandispanjën e thërrmuar, të cilën e kishim lënë mënjanë në fillim.
Ruajeni tortën në frigorifer, deri në momentin e konsumimit. /dritare.net/
Ju bëftë mirë!