Topalli dhe Bregu e quajnë komedi debatin e Grida Dumës dhe Henri Çilit
Dritare.net
Çili ka mbrojtur qeverisjen e Ramës dhe ka thënë se ai meriton një mandat të dytë. Por Sekretarja e marrëdhënieve me publikun Duma i është kundërvënë duke i kujtuar thënien e Çilit për kryeministrin, që “Rama nuk mban dot asnjë premtim”.
Ky debat është ironizuar nga vetë deputetë të rëndësishëm brenda PD-së. Nuk ka mbetur indiferente as Jozefina Topallin, e cila është mënjanuar nga strukturat drejtuese në parti që pas ardhjes së Dumës. Sa është mbyllur emisioni ajo ka shkruar një status, në të cilën debatin Duma-Çili e quan komedi. “Duartrokisni miq, Komedia mbaroi”, shkruan Topalli në rrjetin social facebook.
Pas Topallit ka reaguar edhe Majlinda Bregu e cila postoi një status “duke parë teatër”. Duma ka qenë zëvendësja e Bregut në Ministrinë e Integrimit. Por, ajo është katapultuar me shpejtësi në hierarkinë drejtuese të PD, çka ka shkaktuar polemika.