Tmerr në Las Vegas/Shkon në 20 numri i të vdekurve
Dritare.net
Zjarri është hapur nga kati i 32-të i resortit “Mandalay Bay”, ku po mbahej një festival muzikor, i cili kishte nisur që të premten.
Policia tha se një i dyshuar, i identifikuar si banor vendas, emri i të cilit akoma nuk ka dalë, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët e policisë.
Ka pasur njoftime ndërkohë edhe për incidente të tjera, në vende të ndryshme përgjatë Las Vegasit, por policia shprehet se sulmuesi, që ka hapur zjarr, mendohet se ka vepruar vetëm.
Doktorët, që po merren me të plagosurit shprehen se gjendja e shumë prej të plagosurve është kritike.
Dëshmitarët kanë raportuar njerëzit u qëlluan shumë shpejt, ku disa mbetën të vrarë menjëherë.
Shumë hotele në Las Vegas, afër vendit të krimit, kanë mbetur të bllokuara, e vendi gjendet në situatë emergjente. Rrugët dhe fluturimet, po ashtu janë bllokuar, e njerëzit janë strehuar në vendet më të afërta./D.G-Dritare.net