Tjetër skandal në Kosovë/ Arrestohet ushtari për abuzim seksual ndaj 15-vjeçares
Dritare.net
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 17:30 minuta, është ndaluar i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.
Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan./ E.D-Dritare.net