Tiranë/ Urbani përplaset me mjetin e policisë, plagosen tre udhëtarë
E Martë 18 Shkurt 2020, 08:08
Dritare.net
Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të fortë të autobusit, të plagosur kanë mbetur tre pasagjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi I linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./E.B-dritare.net