Tiranë/ Persona me maska dhe armë kërcënojnë tregtarin dhe i vjedhin paratë
E Martë 4 Dhjetor 2018, 09:09
Dritare.net
Burime për 'News 24' bëjnë me dije se 3 persona të maskuar me kapuça, kanë sulmuar një tregtar në tregun ushqimor, dhe i kanë vjedhur xhiron e ditës, si dhe disa steka cigaresh.
Vetë pronari ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Pronari u shoqërua në komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes./E.B-dritare.net