Tiranë, merr fund aventura e mashtruesit italian në kërkim, do ekstradohet në vendin e tij
E Premte 10 Maj 2019, 20:08
Dritare.net
43-vjeçari është dënuar nga gjykata e Brescias në Itali me 5 vjet e 7 muaj burg për mashtrim dhe arrestimi i tij në Shqipëri është bërë me qëllim ekstradimin në shtetin italian.
Nicolini është emër i njohur për policinë shqiptare pasi është arrestuar edhe 3 herë më parë në vendin tonë për mashtrim, në 2014 , në 2016 dhe në 2018, por hetimet ndaj tij janë kryer në gjendje të lirë.
Por aventura e italianit ka marrë fund pasi është dënuar në vendin e tij në nëntor 2018 dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë arrestimit 43-vjeçarit i janë sekuestruar një automjet, dy celularë dhe dokumente./e.k-Dritare.net