Tirana lë pas Antalyan, Parisin e Amsterdamin/ Kërkesat e turistëve dhe çmimet, e fusin në top destinacionet

Kryeqyteti ynë, Tirana, është në listën e 10 qyteteve më të lira në Europë për të pushuar, çka ka bërë që në 12 muajt e fundit të renditet i dyti në listën e qyteteve më të kërkuara nga turistët.

Media britanike, “Standard”, bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, publikon listën me 10 qytete europiane, që po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim.

LEXO DHE :  Foto+video/ Njerëz të frikësuar, shtëpi të prishura, çfarë lanë pas tërmetet!

Raporti ka të bëjë me kërkesat për 12 muajt e fundit, ndërsa n krye të listës ndodhet qyteti Ukrainës, Lviv, e ndjekur nga Tirana.

Sipas raportit Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.