Tirana dhe Durrësi, qytetet me të rrezikuara nga degradimi i tokës prej ndërtimeve pa kriter
Dritare.net
Tirana dhe Durrësi janë vlerësuar me normën më të lartë të rrezikut për shkak se dyndjet e popullsisë nga qytetet e tjera janë bërë jashtë kontrollit të shtetit.
Urbanizimi i shpejtë dhe i pakontrolluar, që po bëhet jashtë ndikimit të shtetit, i përkeqëson kushtet e përdorimit të qëndrueshëm të tokës. Me vonë, në rast fatkeqësish natyrore, popullsia e këtyre qyteteve pëson edhe demet më të mëdha.
Gjithashtu Tirana dhe Durrësi vlerësohen me një rrezik të lartë për ndërtimet jashtë kontrollit në raport me planet urbanistike.
Qytete e Shkodrës dhe të Lezhës paraqiten më të nivelet më larta prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shtyra dekadat e fundit edhe nga ndryshimet klimaterike.
Shkodra dhe Lezha gjithashtu kategorizohen si qarqet me rrezikun më të lartë për humbjen e biodiversitet nga ndryshimet e klimës.
Ndërsa qarku i Kukësit klasifikohet si më i rrezikuari nga degradimi masiv i tokës prej largimit masiv të popullsisë.
Rezultatet specifike të monitorimit të erozionit në basenin e Ulzës treguan se tashmë 31% e rezervuarit është e mbushur me sediment, me një pjesë të konsiderueshme të depozitimit, që ndikon kapacitetin funksional të HEC-ve. Pyjet janë mbizotëruese në Ulzë me vetëm 43% të sipërfaqes totale, ndërsa 30.3% është e ekspozuar ndaj erozionit të tokës.
Gjithashtu baseni i Bovillës është i rrezikuar nga eurozioni, pasi rajoni është i banuar nga 9 fshatra, të cilat kanë ndihmuar në degradimin e pyjeve me shkurre të kombinuara me kullota.
Degradimi i mbulesës së bimësisë që vlerësohet nga imazhet satelitore është në rangun prej 12% deri në 22%. Pjesët e poshtme janë më të shfrytëzuara nga aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, bimësia degraduese natyrore. Studimi i PNUD cilëson se sidoqoftë, cilësia e ujit ndikohet nga mbeturinat e njerëzve dhe plehrat e kafshëve që arrijnë në rrjedhat e poshtme në kohë reshjesh./Monitor