Tim Cook: Teknologjia po ndihmon lajmet e rreme, ndaj na duhet gazetaria cilësore
Dritare.net
"Interneti ka sjellë shumë efekte pozitive, por ka shkaktuar edhe disa probleme si lajmet e rreme. Më parë ishin disa fjalë goje që përhapeshin vetëm në lagje, por tani nuk kanë kufij. Gazetaria cilësore është baza e demokracisë sepse ajo ka një sy kritik për realitetin dhe klasat politike, kështu që është thelbësore që të kemi një shtyp të lirë edhe në të ardhmen".
Gjatë fjalës së tij, ai ndau një ndër momentet më të rëndësishme të jetës.
"Në moshën tuaj unë pyesja veten se çfarë doja të bëja kur të rritesha, më pas cilin universitet të merrja pjesë dhe kështu çfarë pune për të ndërmarrë, por kur hyra tek Apple kuptova që kisha bërë pyetjen e gabuar për vite. Ajo që duhet të pyesni veten është se si mund t'i shërbesh ti njerëzimit, apo botës".
Cook, tha se Apple, nuk i ka krijuar telefonat inteligjentë, që njerëzit të largohen nga njeri-tjetri, por të shkurtojë distancën mes atyre që janë larg, informon dritare.net. Zgjidhni të shikoheni në sy, tha Cook, jo nëpërmjet celularëve.
"Nëse shpenzoni më shumë kohë duke shikuar telefonat inteligjentë sesa sytë e njerëzve po gaboni. Ne bëjmë produkte për t'ju ndihmuar dhe që të mos e shkoni kohën kot, por jo të largoheni nga njerëzit", përfundoi fjalën e tij drejtori i kompanisë Apple./L.F-dritare.net
Marrë nga Corriere Della Sera.