Thirrja e Metës për protestë, vjen mbështetja e parë nga kuvendi!
Dritare.net
“Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demokratëve, të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur, por të rrëzohet ky diktatori. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së.
Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste”.-ka thënë Maliqi.
“Në këtë manifetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë. Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës . Thirrja ime është e drejtpërdrejtë, në 2 mars e më pas të gjithë socialistët miqtë e mi, përkrahësit në Berat, por edhe kudo të jenë për fatet e vendit. Të fitojë më i miri, ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë që të bëhet një zgjidhje politike sa më shpejt, mos ketë konfrontim fizik dhe vendi të kalojë në zgjedhje të lira të ndershme të parakohshme”.-tha më tej Maliqi./ I.M-Dritare.net