Theu kodet naziste, Alan Turing fytyra e re në kartëmonedhën 50 paund

 

Britania e Madhe ka vendosur që në kartëmonedhën e re 50 paund, të jetë fytyra e matematicientit Alan Turing.

Ai ndihmoi Britaninë të fitojë Luftën e Dytë Botërore me ‘thyerjen e tij te kodeve’.

“Si babai i shkencës kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, si dhe heroi i luftës, kontributet e Alan Turing ishin shumë të vyera dhe largpamëse“, tha Guvernatori BoE Mark Carney. “Turing është një gjigant mbi supet e të cilit qëndrojnë kaq shumë njerëz tani”-shtoi ai.

Alan Turing ishte ekspert për thyerjen e kodeve, ndërsa në vitin 1952 kur homoseksualizmi nuk ishte legalizuar ende, u dënua për marrëdhënie seksuale me një burrë, ndërsa u vetëvra në 1954 në moshën 41-vjeçare.

LEXO DHE :  Ndryshe nga çdo here/Veshjet më të bukura të javës nga zonjat mbretërore!

Atij ju dha një falje e rrallë mbretërore nga Mbretëresha Elizabeta në vitin 2013 për dënimin penal që çoi në vetëvrasjen e tij.

Përpos imazhit të Turing, kartëmonedha e re do të paraqesë një tabelë dhe formula matematikore nga një studim i 1936 të Turing mbi numrat e llogaritshëm, imazhin e një kompjuteri pilot dhe vizatime teknike për makinat që u përdorën për të thyer kodin Enigma. 50 paundi i ri, do të përfshijë gjithashtu një citim nga Turing rreth lindjes së inteligjencës së makinës: “Ky është vetëm një parakusht i asaj që do të vijë dhe vetëm hija e asaj që do të jetë.”./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.