Theresa May kërkon nga BE shtyrjen e Brexit
E Martë 19 Mars 2019, 18:06
Dritare.net
Kryeministrja thotë se Mbretëria e Bashkuar do të ketë nevojë për një shtyrje, për të marrë legjislacionin e nevojshëm nëpërmjet Parlamentit, nëse deputetët e mbështesin marrëveshjen e saj për tërheqje, informon dritare.net
Ajo ka paralajmëruar Brexiteer Tories se, një zgjatje e procesit do të jetë e nevojshme nëse marrëveshja nuk do të kalojë përmes Parlamentit, por çdo vonesë do të duhet të dakordësohet nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.
Një burim tha se vonesa më e gjatë mund të jetë deri në dy vjet, por burimet e Downing Street thanë se nuk kishte vendim përfundimtar në kabinet për datën e shtyrjes dhe sa kohë do të zgjasë./K.C/dritare.net