The Weeknd shkroi album për Selenën. Po ç’e do ajo s’do ta dëgjojë kurrë
E Shtunë 19 Maj 2018, 08:08
Dritare.net
Epo, mesa duket, kur ishte i lumtur në krah të Selena-s, The Weeknd ka shkruar një album të tërë të lumtur, të ëmbël, që të shkrin zemrën. Lajmi i keq: nuk do ta dëgjojmë kurrë.
Nuk po gënjejmë jo, ai e tha gjatë një interviste për " Time”.
“Para se të publikoja ‘Melancholy,’ kisha një album të tërë gati. S’ishte aspak melankolik sepse e shkrova në një tjetër periudhë të jetës sime.
Albumi në fjalë u shkrua kur ishte ende me Selena-n? “Po. Ishte shumë alegro, ishte i bukur,”
Këngëtari e hodhi në plehra gjithë punën e bërë sepse: “S’dua të performoj diçka që nuk e ndiej.”/K.C/Dritare.net