The Guardian ngre alarmin për ndryshimet klimatike: Njerëzit po vdesin!
Dritare.net
Media britanike The Guardian, në një reportazh të gjatë të saj ndalet në atë që po ndodh në Guatemalë, ku për t’i mbijetuar urisë dhe varfërisë shumë familje po përpiqen të largohen nga vendi drejt SHBA-së.
Shkak për këtë eksod masiv janë bërë thatësirat e viteve të fundit dhe stuhitë, të cilat kanë shkatërruar të mbjellat.
Esteban Gutiérrez, 30 vjeç thotë: Fëmijët e mi kanë tre vjet që shkojnë të flenë të uritur. Të mbjellat tona janë shkatërruar dhe fermat e kafesë i kanë ulur pagesat deri në 4 dollarë në ditë”, informon dritare.net
Ndikimi i motit ekstrem dhe të paparashikueshëm ka qenë shkatërrues. Në vitin 2018, dështimet në të mbjella për shkak të thatësirës prekën drejtpërdrejt një në 10 persona dhe shkaktuan mungesa ekstreme të ushqimit për gati 840,000 njerëz, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Si rezultat, familje të tëra kanë migruar masivisht: që nga tetori 2018, më shumë se 167,000 guatemalanë që udhëtojnë në grupe familjare janë kapur në kufirin amerikan, krahasuar me 23,000 në vitin 2016.
Ata që mbeten, shpesh varen nga paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët, veçanërisht në zonat rurale. Ose vuajnë urie!/ dritare.net