Thaçi-Vuçiç: Një ditë do të jepni llogari për Masakrën e Reçakut!
Dritare.net
“Masakra e Reçakut, një prej masakrave më të rënda të Serbisë. Masakra e Recakut është krim kundër njerëzimit, që ka kryer drejtpërdrejt shteti i Serbisë, që është gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës. Kjo masakër tregoi që Serbia po kryente spastrim etnik në Kosovë. Edhe kjo masakër, si gjithë të tjerët, do jenë ato që ne do kërkojmë vazhdimisht që të zbardhen.
Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur për këto masakra. Rrugëtimi jonë është ai euroatlantik, do punojmë fuqishëm për të ardhmen evropiane, por duke kërkuar drejtësinë që shteti i Serbisë duhet të japë llogari herët ose vonë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë. Edhe tendenca e fshehjes, apo mohimit, është sjellje e mentalitetit të Milloshevicit, por kjo sjellje e Serbisë ka ardhur edhe për shkak të heshtjes ndërkombëtare. Ishte shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë për të mohuar masakrën, por nuk ka njeri në botë që e mohon", tha Thaçi.
Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm në homazhe dhe në fjalën e tij tha: " Ishte një përgjegjësi për të qenë sot këtu, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe gjithë ju, për t;u përkuluar përpara kujtimit të fëmijëve të moshuarve dhe banorëve të Recakut të masakruar barbarisht 21 vite më parë. Ky akt s’mund të përmbyllej më saktë sesa me tre fjalë nga ambasadori Ëalker 21 vite më parë.
Shokoi mbarë botën dhe vendosi në lëvizje diplomacinë botërore, përmes Konferencës së Rambujës për të ndalur luftën dhe për të gjetur zgjidhjen. Dhe më pas me ndërhyrjen e NATO-s. Këto akte me të gjitha zhvillimet dhe pasojat e saj tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfon ndaj gjenocidit, dhunës dhe barbarizmit. Kjo solli dhe drejtësinë ndërkombëtare përmes lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Të çohet deri në fund drejtësia për autorët dhe organizatorët e këtij krim kundër njerëzimit. Duhet të qëndrojmë për vlerat europiane për të cilat po përpiqemi. Vetëm një e ardhme e përbashkët europiane mund të ndalojë ripërsëritjen e këtyre ngjarjeve"./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/533673654161261/