Thaçi tregon se çfarë kërkoi në Uashington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimin nga Uashingtoni, ka përsëritur se kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pezullimi i taksës, që Kosova i ka vendosur produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut me shtetin serb.

Thaçi ka thënë se dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar, pa vështirësi apo pengesa nga askush, e një të njëjtën kohë as i kushtëzuar nga Serbia. Kjo e fundit përveç pezullimit të taksës, tashmë ka edhe një kushtëzim tjetër e që është statuti i Trepçës.

“Është e padrejtë plotësisht nga ana e Serbisë që të kushtëzojë dialogun. Por, është krijuar një realitet në botë edhe në Uashington edhe në Bruksel që Kosova duke e vu taksën, duke mos e pezulluar ka kaluar në pengesë në vazhdimin e dialogut dhe në këtë drejtim ne duhet të punojmë. Unë kam kërkuar edhe në Uashington mundësinë e vazhdimit të dialogut pa hequr taksën, po më vjen keq përgjigja është duhet të ndodh pezullimi më së paku që të vazhdojë dialogu. Prandaj jemi në këtë situatë”, tha ai.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova duhet të vazhdojë të investojë fuqishëm për të ruajtur dhe kultivuar partneritetin strategjik ShBA-në. Sipas tij, veç një kultivim dhe ushqim i këtyre raporteve nga shteti i Kosovës garantojnë konsolidim të shtetit, progres, zhvillim ekonomik dhe të ardhme të sigurt euroatlantike, anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por edhe në OKB.

Ai potencoi se siç është edhe kërkesa e presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe të ambasadorëve në Kosovë e në Beograd, që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritetin me të gjitha shtetet që e kanë ndihmuar dhe i kanë qëndruar Kosovës afër në çdo rrethanë.

“Edhe thirrja e zyrtarëve të ShBA-ve për institucionet e vendit është që Kosova ta tejkalojë këtë percepcion aktualisht të krijuar si pengesë e angazhimeve për dialog, negociata dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje paqësore mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Që Kosova t’i tejkalojë vështirësitë që po paraqiten në këtë proces në veçanti jo tërheqjen, por pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdon dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur fuqishëm nga ShBA-të.

Në të njëjtën kohë edhe unë kam potencuar shumë qartë se dialogu duhet të zhvillohet i pakushtëzuar, as duke mos qitur vështirësi apo pengesa nga askush e në të njëjtën kohë as i kushtëzuar nga Serbia. Prandaj, mendoj se kjo këshillë definitivisht nga institucionet e vendit duhet të respektohet, e ritheksoj jo për t’u hequr taksa, por për t’i dhënë mundësi përmes një pezulli mi të përkohshëm një procesi të një angazhimi të gjithanshëm ndërkombëtar”, tha presidenti.

Ky vendim presidenti tha se i takon Qeverisë së Kosovës, partnerëve të koalicionit, partive politike. Ai tha se në shikim të parë duket se Serbia po dëmtohet në rrafshin ekonomik për disa dhjetëra milionë euro, por sipas tij nuk ka çmim që mund ta paguaj ndonjë devijim apo dobësim të raporteve në mes Kosovës dhe ShBA-ve. Sipas tij, mbi çdo çmim është ky relacion për t’u ruajtur dhe për të ecur para.

Ai ka refuzuar të komentojë vendosmërinë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që të mos e largoj taksës, por ka thënë se nuk duhet të lejohet që të kërkohet angazhimi i një konference ndërkombëtare për Kosovën. Ndërkohë kur është pyetur se nëse nuk hiqet taksa a janë zgjedhjet zgjidhje, Thaçi ftoi të gjithë që të respektojnë afatet kushtetuese ligjore për zgjedhje. “Nuk duhet të lejojmë që të kërkohet organizimi i një konference ndërkombëtare për Kosovën, sepse kjo është rikthim prapa dhe involvim i faktorit Rusi në këtë proces, gjë që për ne do të ishte shumë e disfavorshme. Duhet të eliminojmë me çdo rrethanë që në asnjë forum, asnjë tavolinë të diskutohet asociacioni me elemente ekzekutive, sepse ajo paraqet definitivisht krijimin e një republike serbe në Kosovë dhe e defunksionalizon shtetin e Kosovës.

LEXO DHE :  Shalli në kokë, trend i fundit për verën

Çështjet tjera ne kemi zgjedhur delegacionin shtetëror të Kosovës, ata kanë zgjedhur një rezolute, prandaj çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një marrëveshje mes dy vendeve sovrane dhe propozimet, sugjerimet dhe kornizat e marrëveshjes të cilën e cakton delegacioni shtetëror i Kosovës, duhet të aprovohet në Kuvendin e Kosovë apo përmes një referendumi. Prandaj, kanë ndodhur tri takime të këtij delegacio ni pa presidentin e Kosovës, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me punën që e kanë bërë këta njerëz ne Bruksel”, u shpreh Thaçi.

Presidenti deklaroi se të gjithë duhet t’i japin mbështetje angazhimit të delegacionit, e pastaj ai u shpreh se pas kornizimit të angazhimit që ka ky delegacion do të mblidhen të gjithë si krerë të shtetit të Kosovës dhe do të shtyjmë këtë propozim që i sjellin njohjen Kosovës dhe anëtarësimin në OKB. Sa i përket deklaratës së tij se nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme, ai ka thënë se zyrtarizimi i kufijve duhet të ndodh që të ketë njohje. “Ne kemi bërë zyrtarizimin e kufirit mes shtetit të Kosovës dhe Maqedonisë me një ekip profesionale të Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Malin e Zi dhe e njëjta procedurë duhet të respektohet edhe sa i përket angazhimeve tona për fazën përmbyllëse të njohjes reciproke si dy vende të pavarura sovrane, me zyrtarizimin e kufijve të Kosovës dhe të Serbisë. Prandaj, kufijtë e Kosovës me Serbinë janë edhe në veri, janë edhe në jug, mbi 410 kilometra që duhet të zyrtarizohen për të ndodhur njohja ndërkombëtare”, tha ai.

Presidenti i vendit ka folur edhe për deklarimet e presidentit serb se nuk i njeh kufijtë e Kosovës fare dhe se si do të ishte një marrëveshje përfundimtare në mes të dyja vendeve.

“Nuk janë deklarata të zakonshme nëse nuk do të fliste kështu, ne kemi dëgjuar deklarime të tilla nga Serbia edhe më herët, kemi dëgjuar edhe dje, do të dëgjojmë edhe nesër. Me rëndësi është ne çka duam, e ne duam një marrëveshje paqësore përfundimtare që Kosovës i sjell njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Unë shpresoj përsëri që viti 2019 është një mundësi e jashtëzakonshme për arritjen e marrëveshjes së paqes me njohje reciproke Kosovë-Serbi. Marrëveshja do të mund të ishte gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve sovrane, duke përfshi edhe çështjen e refugjatëve, të zhdukurve, zhvillimin ekonomik, edukimin, shëndetësinë, trashëgiminë kulturore dhe shumë segmente të tjera. Por, gjithmonë duke ruajtur shpirtin, frymën dhe realitetin multetnik në Kosovë dhe në Serbi dhe për t’i hapur rrugë të sigurt perspektivës euroatlantike të shtetit të Kosovës. Fokusi im dhe theksi im është ky, Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që të identifikohet si pengesë për dialogun, për negociata dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje”, tha ai.

Ai tha se duhet të ruhet partneriteti me të gjithë, pasi në muajt e ardhshëm pritet një vendim për liberalizimin e vizave. Sa i përket asaj se a do ta dekretoj ligjin për paga, Thaçi tha se ka marrë shumë ankesa as i përket këtij ligji. Megjithatë, ai u shpreh se në afatin ligjor do të shqyrtohen dhe në përputhshmëri me interesin shoqëror do të vendosin. Ai potencoi se gjithçka do të jetë në përputhshmëri me kohën, kornizën ligjore, por edhe respektimin e vullnetit të njerëzve.

Ndërkaq, i pyetur se tashmë me ndryshimin e mandatit të FSK a vlen ende letra që në vitin 2013 i ka dërguar NATO-së, ai ka thënë se pas themelimit të ushtrisë së Kosovës është dërguar një letër tjetër, por ka refuzuar të përgjigjet se kur do të jetë Ushtria e Kosovës në veri. Thaçi ka komentuar edhe keqtrajtimin e vajzës nga Drenasi nga mësuesi e nga një zyrtar policor, ku ka thënë se ka qenë një ngjarje e tmerrshme dhe shumë tronditëse./Esad Dujaka-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.